Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi viziton dhe ndanë dhimbjen me familjen e Lejla Selacit, që humbi jetën në sulmin terrorist në Norvegji

29 Nëntor, 2011

Prishtinë, 29 nëntor 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi gjatë pasdites ka udhëtuar për në qytetin Fredrikstad për të vizituar dhe ndarë dhimbjen me familjen Selaci me origjinë nga Kosova, e cila pati humbur më të dashurën e tyre, vajzën 17 vjeçare Lejla Selaci, në sulmin terrorist në Norvegji, në korrik të këtij viti.

Në Fredrikstad, Kryeministri Thaçi u prit nga familja Selaci dhe nga kryetari i qytetit të Fredristadit.

Gjatë takimit emocional, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Selaci, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës për humbjen e vajzës se tyre, e cila ishte aktiviste rinore politike në qytetin e saj dhe shumë e respektuar nga i tërë qyteti i Fredristadit dhe shembull për rininë e qytetit.

Familja Selaci shprehu mirënjohje për vizitën që i bëri Kryeminisri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ç’rast shpalosen edhe disa kujtime, fotografi dhe shkrime të Lejlës.

Last modified: 29 Nëntor, 2011

Comments are closed.

×