Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi takoi homoloun e tij slloven, Borut Pahor

10 Shtator, 2011

10 shtator 2011

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Lubjanë kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Në takim është diskutuar për forcimin dhe bashkëpunimin e dy vendeve mike, për mbështetjen sllovene për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për temat tjera me interes.

Kryeministri Thaçi i shprehu mirënjohjen kryeministrit Pahor për mbështetjen që Sllovenia i ka dhënë avancimit të proceseve demokratike dhe zhvillimit në Kosovë dhe shtoi se bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë ëhstë modeli më i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm të vendeve të rajonit.

Kryeministri Thaçi në takim theksoi rëndësinë e mbështetjes sllovene për qeverinë kosovare lidhur me procesin e integrimeve evropiane, e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, kryeministri Thaçi mori mbëhstetjen e homolot të tij slloven, që Sllovenia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave.

Nga an ate tij, kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, vlerësoi lartë bashkëpunimin  mes Qeverisë së Sllovenisë dhe Qeverisë së Kosovës dhe, shprehu bindjen se ky process i bashkëpunimit do të avancohet në të gjitha fushat, me theks të veçantë në fushën e zhvillimit ekonomik. Z.Pahor theksoi se perspektiva e Kosovës është e qartë  – ajo është perspektiva evropiane dhe në këtë process të rëndësishëm Sllovenia do të jetë mbështetësja e Kosovës.
 

Last modified: 10 Shtator, 2011

Comments are closed.

×