Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton

20 Shtator, 2011

Nju Jork, 20 shtator 2011

Në kuadër të aktivitetit diplomatik në SHBA, delegacioni i Kosovës, i përbërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Behxhet Pacolli u pritën nga Sekretarja e shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja Klinton e përgëzoi delegacionin e Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për të ndërtuar dhe konsoliduar demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Ajo i inkurajoi liderët e Kosovës për aktivitetet diplomatike, të cilat i vlerësoi si jashtëzakonisht efektive.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se SHBA-ja e mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shtrirjen e autoritetit të Kosovës në gjithë territorin e saj. Sekretarja amerikane e Shtetit tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe misionin e tij në Kosovë për rendin dhe ligjin, EULEX, është i një rëndësie të veçantë dhe kjo shënon një përparim pozitiv dhe i inkurajoi autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë të punojnë ngushtë me këtë mision. Ajo tha se është me rëndësi marrëdhënia e afërt me Bashkimin Evropian.

Zonja Clinton tha se SHBA-ja do të vazhdojë angazhimin e saj për ndihmë Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se dialogu me Serbinë është e vetmja rrugë përpara dhe përshëndeti përkushtimin e Kosovës për këtë proces. Ajo tha se SHBA-ja po vazhdon t’i inkurajojë shtetet e tjera që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Sekretarja amerikane e Shtetit e inkurajoi thellimin e reformave të brendshme në Kosovë dhe i dha përkrahje liderëve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë takimit, kryeminsitri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga e falënderuan Sekretaren Clinton për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA-së po e japin në procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe për konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Last modified: 20 Shtator, 2011

Comments are closed.

×