Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi priti sot një delegacion të Komisionit për punë të Jashtme të Kuvendit të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Volkan Bozkir

28 Maj, 2012

Prishtinë, 28 maj 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot një delegacion të Komisionit për punë të Jashtme të Turqisë, të kryesuar nga kryetari i këtij Komisioni, Volkan Bozkir.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve, për thellimin e këtij bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe për tema tjera.

Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi lartë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Turqisë, dhe po ashtu u shpreh se edhe të dy parlamentet e vendeve tona kanë ndërtuar një bashkëpunim të rëndësishëm. Ky bashkëpunim institucional çdo ditë e më tepër është duke u rritur, duke dhënë kështu rezultate të rëndësishme në të gjitha sferat, tha Kryeministri Thaçi.

Në takim, Kryeministri Thaçi riafirmoi përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për thellimin e reformave të gjithanshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion, për implementimin e vizionit për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve, të gjitha këto në funksion të përmushjes së agjendës evropiane të integrimit.

Kryeministri Thaçi në takimin me parlamentarët turq shprehu mirënjohjen më të lartë shtetërore të Kosovës për angazhimin e institucioneve shtetërore të Turqisë për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin demokratik të Kosovës.

Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Turqisë, z.Volkan Bozkir pasi falënderoi kryemistrin Thaçi për pritjen e përzemërt, theksoi se mbështetja e institucioneve të Turqisë për forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik do të vazhdojë të rritet edhe më shumë.

 

Last modified: 28 Maj, 2012

Comments are closed.

×