Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi priti Ambasadorin John K. Menzies, dekan i shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Seton Hall, në Nju Xhersit të SHBA-ve, i cili shoqërohej nga një grup i studentëve të këtij universiteti

24 Maj, 2012

Prishtinë, 24 Maj 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim Ambasadorin John K. Menzies, dekan i shkollës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Seton Hall, në Nju Xhersit të SHBA-ve, i cili shoqërohej nga një grup i studentëve të këtij universiteti.

Grupi i studentëve është në një vizitë studimore në Kosovë, që synim kanë hulumtimin e rastit të Kosovës, si një vend i cili ka kaluar luftën, procesin e shtetbërjes, dhe tani është duke kaluar nëpër procesin e konsolidimit të shtetit dhe shoqërisë në një shtet dhe shoqëri demokratike.

Kryeministri Thaçi i njoftoi studentët me proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova, si ai i procesit të integrimit evropian, procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, reformat gjyqësore, zhvillimi ekonomik, afirmimi dhe lobimi për shtetin e Kosovës, si dhe proceset tjera nëpër të cilat po kalon Kosova.

Kryeministri gjithashtu iu përgjigj interesimit të madh të studentëve për të bërë pyetje.

Studentët e mirëpritën gatishmërinë e Kryeministrit për t’u përgjigjur në interesimet e tyre.

 

Last modified: 24 Maj, 2012

Comments are closed.

×