Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Prioritetet strategjike të procesit të integrimit evropian –prioritete kyçe në punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës

8 Mars, 2011

Prishtinë, 8 mars 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sot në një takim me drejtorët e departmenteve për Integrim Evropian në ministritë e Qeverisë së Kosovës, ku mori pjesë edhe ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku. Në vazhdim po e prezantojmë të plotë fjalimin e kryeministrit Thaçi në këtë takim

Të nderuar Drejtor te Departamenteve per Integrim Europian,

E nderuara Ministre për Integrim Evropian,

Kam kënaqësinë të jem ne takimin e rregullt javor që e mbani me Ministren.

Sot jemi takuar të diskutojmë procesin e Integrimit Europian dhe rëndësinë e tij gjatë muajve në vijim.

Fillimisht, dua të theksoj që Qeveria, por edhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës janë maksimalisht të angazhuara në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit dhe shtimit të dialogut politik dhe teknik me Komisionin Europian.

Jemi të vetëdijshëm se thellimi i këtij procesi do të jetë shumë sfidues dhe kompleks dhe për këtë arsye kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për  të lehtësuar angazhimin tonë në këtë drejtim.

Kjo nuk do të jetë edhe një rrugë e lehtë, është plot sfida, plot përgjegjësi, por ky është qëllimi ynë, vizioni ynë. Unë besoj fuqishëm se do të kemi sukses të plotë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka identifikuar prioritetet strategjike për vitin 2011, të nxjerra në bazë të analizës së Raportit të Progresit të këtij viti dhe nevojës shumë të madhe për të arritur progres në rrugën e Kosovës për integrim Europian.

Këto prioritete do të trajtohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës si prioritete kyçe në punën e qeverisë në procesin e Integrimit për vitin që vjen në përmbushjën e kritereve dhe standardeve Europiane.

Për t’i adresuar dhe përmbushur këto prioritetet strategjike do të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe mekanizmat institucional të Republikës së Kosovës, me qëllim që të kemi një punë më efektive në koordinimin e këtij procesi.

Këshilli Ministror për Integrim Europian është mekanizmi më i lartë për monitorimin e implementimit të sfidave dhe prioriteteve karshi agjendës Evropiane, ku do të kërkohet të raportimi i Ministrave në lidhje me përmbushjen e sfidave të dala nga raporti i progresit dhe sfidave të tjera në porcesin e integrimit Europian.

Kjo mënyrë e punës, do të shërbejë si një mekanizëm permanent për të shikuar se ku janë ngecjet në zbatimin e prioriteteve strategjike dhe në përgjithësi ngecjet në procesin e integrimit evropian.

Dëshiroj ta shfrytezoj rastin të ju falenderoj për punën e palodhshme sa i përket rishkimit të Planit te Veprimit për Partneritet Europian për vitin 2011. Poashtu, ju falënderoj lidhur me punën e bërë sa i përket projekteve të IPA-s për vitin 2011.

Zonja dhe zotërinj

Gjetjet e Raportit të Progresit janë po ashtu prioritete te identifikuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast shfrytëzoj rastin që të kërkoj nga të gjithë ju, angazhim të fuqishëm për adresimin e këtyre sfidave. 

Vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi një politikë unike dhe të qëndrueshëm për integrim sa më të shpejt në Bashkimin Evropian. Procesi i integrimit europian është proces i të gjithëve dhe të arriturat në këtë proces janë të të gjithe neve.

Ju faleminderit!

Last modified: 8 Mars, 2011

Comments are closed.

×