Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Ndërtimi i institucioneve është duke ecur në një ritëm shumë të mirë, shumë të suksesshëm, në një besim të plotë për ndërtimin e Qeverisë shumëpërfshirëse dhe shumetnike

3 Shkurt, 2011

Prishtinë, 3 shkurt 2011
 

Me qëllim që të qartësohen disa keqkuptime që po paraqiten këto ditë në medie, dëshiroj të theksoj se ndërtimi i institucioneve është duke ecur në një ritëm shumë të mirë, shumë të suksesshëm, në një besim të plotë për ndërtimin e Qeverisë shumëpërfshirëse dhe shumetnike. Në institucione do të ketë edhe njerëz nga shoqëria civile.
 

PDK nuk synon tri institucionet udhëheqëse të vendit.

Janë duke ndodhur takime, ndërsa nga e hëna presim edhe takime zyrtare, takime të spektrit politik kosovar për shtetndërtim, por edhe partnerëve të mundshëm për koalicionin e ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës apo të institucioneve të saj.
 

Partia Demokratike e Kosovës tani më ka siguruar numrin e mjaftueshëm për formimin e Qeverisë së Kosovës

Last modified: 3 Shkurt, 2011

Comments are closed.

×