Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Kosova si shtet multietnik angazhohet që të krijojë ura lidhëse mes kulturës dhe historisë, të komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës

8 Prill, 2011

Prishtinë, 8 prill 2011

I nderuar zëvendëskryeministër, z. Bukoshi,
I nderuar zëvendëskryeministër, z.Petroviq,
Të nderuar ministra,
Përfaqësues të komunitetit rom në Kosovë

Zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi e veçantë që jam pranë jush sot në këtë ditë ku shënohet jubileu i dyzet i kongresit të parë rom. Bashkërisht me të gjithë që jemi sot këtu, që të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Romëve në gjithë botën.

Sot, Kosova po bëhet gradualisht model i demokracisë multietnike dhe multikulturore.

Si kryeministër ju siguroj se dispozitat e përcaktuara me Kushtetutë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, sigurojnë qasje të barabartë të romëve në shoqëri si qytetarë të barabartë të Kosovës, do të vazhdojë të zbatohet edhe në praktikë.

Kosova po shndërrohet edhe në model për rajonin, sepse përfaqësuesit politik të romëve janë të përfaqësuar edhe në Kuvend, edhe në Qeveri, në institucione lokale. Pra, kemi një përfaqësim prej niveleve më të ulëta deri më të larta shtetërore.

Kosova gjatë këtyre tri viteve të shtetformimit ka arritur që përmes kornizës ligjore, të garantojë dhe të mbrojë të drejtat e të gjitha komuniteteve në vend.

Garantimi i të drejtave të komunitetit rom, bëhet me qëllim të përmirësimit të pozitës dhe gjendjes së komunitetit rom në Kosovë.

Të nderuar të pranishëm,

Sot, në Ditën Ndërkombëtare Rome, shpreh mirënjohje për të gjithë ata që punojnë për respektimin e të drejtave të njeriut, eliminimin e paragjykimeve dhe integrimin e komunitetit rom, që njëkohësisht është obligim i të gjithë shoqërisë.

Edhe Kosova si shtet multietnik angazhohet që të krijojë ura lidhëse mes kulturës, historisë, të komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Kosova ka arritur të fitojë statusin e vëzhguesit në Komitetin Drejtues Ndërkombëtar të Dekadës, si një forum i përbashkët i vendeve të Evropës dhe Ballkanit.

Republika e Kosovës tani më ka krijuar mekanizma të nevojshëm për veprim dhe adresim të çështjeve në mënyrë institucionale.

Në këtë drejtim shprehi mirënjohjen time për punën efektive  që bënë zyra për çështjen e komuniteteve dhe Ministria për Komunitete për Kthim. Përveç këtyre janë fuqizuar edhe mekanizma të tjerë të Republikës së Kosovës si Këshilli Konsultativ për Komunitete e cila është në kuadër të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga.

Të nderuar të pranishëm,

Vitin e kaluar kemi botuar studimin për punësimin e komunitetit joshumicë në shërbim civil, ndërsa këtë vit shumë shpejt pritët të publikohet studimi i rri për përdorimin e gjuhëve të komuniteteve shumicë në të gjitha institucionet.

Sa i përket komunitetit rom, janë në implementim të sipër disa projekte që drejtpërdrejt e synojnë përmirësimin e kushteve të jetës së këtij komuniteti.

Zonja dhe zotërinj,

Qeveria e Republikës së Kosovës si dhe komuna e Gjakovës, në bashkëpunim partnerët ndërkombëtar tani po zbatojmë projektin Ali Ibra në komunën e Gjakovës ku përfitues do të jenë 720 persona, prej tyre numri më mi madh do të jetë të komunitetit rom.

Po ashtu një numër i konsiderueshëm i veprimeve të paraparë në strategjinë RAE janë duke u implementuar nga ana e ministrive përkatës. Më tej, në ligje me situatën në kampin Çeshmën e Llugës dhe Osterode, është shënuar progres që ka rezultuar me mbylljen e kampit.

Po ashtu, gjatë vitit Zyra ime ka financuar ndërtimin e shtëpive të familjeve me kushte të rënda nga radha e komunitetit rom. Një projekt tjetër i cili ka përfunduar është ajo në komunën e Novobërdës, ku është zgjidhur një numër i madh i problemeve të familjeve që jetojnë në kushte të vështira.

Besoj që këto veprime janë dëshmi të përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për njerëzit e komunitetit rom dhe ju garantojë së këto angazhime vetëm se sa do të rriten. Në do të zhvillojmë programe të mëtutjeshme me qëllim të krijimit të mundësive më të mira në edukim, punësim dhe në kulturë, me qëllim që standardi i komunitetit rom të zhvillohet sikur komuniteteve tjera.

Më lejoni edhe një herë, të nderuar të gjithë të pranishëm t’ju falënderoj për vëmendjen e juaj dhe të shpreh zotimin tim për mbështetje për implementimin e gjitha projekteve.

Urime edhe një herë Dita e Komunitetit Rom!  

Last modified: 8 Prill, 2011

Comments are closed.

×