Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ka zhvilluar sot një takim me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt

5 Prill, 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Medllin Ollbrajt.

Në takimin miqësor, kryeministri Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm që ish-sekretarja Ollbrajt ka luajtur dhe po luan në mbështetje të zhvillimeve demokratike në Republikën e Kosovës.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi znj.Ollbrajt për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike.

Nga ana e saj, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, znj.Medllin Ollbrajt rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, për integritetin dhe sovranitetin e saj, si dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Znj.Ollbrajt po ashtu përgëzoi kryeministrin Thaçi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. 

Last modified: 5 Prill, 2012

Comments are closed.

×