Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve për policin e Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi

27 Korrik, 2011

Prishtinë, 27 korrik 2011

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve për policin e Njësisë Speciale të Kosovës, Enver Zymberi, i cili ndërroi jetë mbrëmë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se sakrifica e policit të shtetit të Kosovës, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në mbrojtje të kufinjve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Falë Enverit dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Kosovës arritën të vëjnë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit – theksoi kryeministri Thaçi.

Last modified: 27 Korrik, 2011

Comments are closed.

×