Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram urimi homologut të tij, kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare

13 Qershor, 2011

Prishtinë, 13 qershor 2011

Në telegramin e urimit thuhet:
 
I nderuari kryeministër Erdogan,
 
Më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, t’iu shpreh urimet më të përzemërta me rastin e fitores Tuaj në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Turqisë.
 
Përkushtimi juaj për të fuqizuar edhe më tej zhvillimin e hovshëm të Republikës së Turqisë, si dhe fryma e fqinjësisë së mirë, e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonit, që identifikohet me konceptin tuaj, është një garancë substanciale e suksesit të vazhdueshëm të Turqisë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera me qeverinë e drejtuar nga ju, në interes të përbashkët të të dy vendeve tona.
 
Republika e Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turiqsë i ka dhënë Kosovës në momentet më vendimtare.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 13 Qershor, 2011

Comments are closed.

×