Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha, me rastin e vdekjes së gjeneralit Tomë Berisha

29 Shkurt, 2012

Prishtinë, 29 shkurt 2012
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha, me rastin e vdekjes së veprimtarit të njohur, ushtarakut Tomë Berisha.
 
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
E nderuara familje Berisha,
 
Me pikëllim të madh morëm lajmin që ndërroi jetë familjari juaj, atdhetari, intelektuali, ushtaraku, akademik Tomë Berisha.
 
Jeta dhe veprimtaria e Tomë Berishës në të gjitha periudhat ishte në shërbim të çlirimit, të pavarësisë dhe të zhvillimit të Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare.
 
Roli mbështetës i gjeneral Tomë Berishës gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte rëndësi të madhe në organizimin e suksesshëm të radhëve të UÇK-së.
 
Atdhetari Tomë Berisha do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga personalitetet, që me dijen dhe guximin e tyre kombëtar dhe intelektual dhanë gjithçka për avancimin e gjithanshëm të kombit shqiptar.
 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 29 Shkurt, 2012

Comments are closed.

×