Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi falënderon BE-nëpër udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave: Kosova do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga ky udhërrëfyes

31 Maj, 2012

Prishtinë, 31 maj 2012

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka falënderuar Bashkimin Evropian, i cili ka dhënë udhërrëfyesin për liberalizim të vizave, duke theksuar se Kosova do të përmbush të gjitha ato obligime që dalin nga ky udhërrëfyes, qoftë në legjislacion, ekonomi apo politikë.

Kosova tash e një vit e gjysmë apo dy ka qenë e gatshme t’i përgjigjet udhërrëfyesit. Ky është lajm i vonuar, por i shumëpritur. Dje u hap një etapë e re me BE-në. Të gjitha që dalin nga ky proces, Qeveria do t’i trajtojë me seriozitet, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në BE. I falënderoj kryetarët e komunave, gjithë partitë politike për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin këtij procesi, OJQ-të dhe mediat, ka theksuar Kryeministri Thaçi.

Duke folur para parlamentarëve kosovarë, Kryeministri Thaçi ka potencuar se në vitin e fundit janë tri momente vendimtare që kanë ndodhur për veriun. Momenti i parë është 25 korriku kur definitivisht u shuan ëndrrat e Serbisë për ndarjen e Kosovës, momenti i dytë ishte organizimi i zgjedhjeve serbe nga OSBE, ku dëshmua se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje dhe momenti i tretë është vendimi për hapjen e Zyrës Administrative, në veri të Mitrovicës – tha z.Thaçi dhe shtoi se kjo zyrë do të jetë funksionale në veri, do të ketë rol ekzekutiv dhe do të ketë shtatë drejtori dhe 90 punëtorë.

Last modified: 31 Maj, 2012

Comments are closed.

×