Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah

15 Mars, 2011

Prishtinë, 15 mars 2011

Gjatë Samitit Botëror të Liderëve të Ndryshimeve, që u mbajt në Stamboll të Turqisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Mohamed Al-Sabah Al-Salem Al-Sabah, me të cilin ka biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Kuvajtit dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të shumëanshëm në mes të dy vendeve. Në mënyrë të veçantë në takim është diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë premtime nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Kuvajtit që ky shtet shumë shpejtë do ta shqyrtojë seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe modalitetet më të mira për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve.
 

Last modified: 15 Mars, 2011

Comments are closed.

×