Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaci: Bisedat me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë në rrugë të mirë drejt harmonizimit te qëndrimeve për të gjitha çështjet e hapura

9 Mars, 2011

Prishtinë, 9 mars 2011
 
Në hapje, kryeministri Hashim Thaçi ka njohur kabinetin qeveritar me fillimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. “Dialogu Prishtinë-Beograd, ka filluar dje në Bruksel, si një dialog mes dy shtetesh, I cili po ndërmjetësohet dhe ndihmohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe synon që të ofrojë zgjidhje për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy shtetet”, ka vlerësuar kryeministri Thaçi.
 
Duke u ndalur në debatin që po zhvillohet rreth fillimit të dialogut me Serbinë, kryeministri Thaci ka vlerësuar këtë debat dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të jetë e hapur për pjesëmarrjen e të gjithëve dhe për idetë nga të gjithë në shoqërinë kosovare që do t’i kontribuojnë progresit në procesin dialogut me Serbinë.
 
Në vazhdim Qeveria ne përputhje me Ligjin e ndërmarrjeve publike, ka miratuar vendimin për deklarimin e  dividendës së PTK-së, në vlerë prej 40 milion eurosh. Qeveria, gjithashtu ka miratuar edhe vendimin për shitjen e 75% (shtatëdhjetë e pesë për qind) të aksioneve të PTK-së. Ky vendim do të dërgohet për miratim edhe ne  Kuvendin e Kosovës.
 
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar Planin e veprimit për prioritetet kyçe të Qeverisë së Kosovës në fushim e integrimeve evropiane. Në këtë planë janë radhitur dhjet prioritete kyçe për Qeverinë e Kosovës. Ministria e Integrimeve Evropiane, në të ardhmen do të raportojë rregullisht para Qeverisë për  përmbushjen e këtyre prioritete.
 
Ministria e Financave ka prezantuar informatën për përgatitjen e Projektbuxhetit për vitin 2011 dhe për negociatat që po zhvillon me Fondin Monetar Ndërkombëtarë. “Deri tash është arritur pajtueshmëri e plotë me FMN-nën për rritjen e të hyrave buxhetore, për ruajtjen e nivelit të investimeve kapitale, kursimet në mallra dhe shërbime si dhe zvogëlimin e subvencioneve për ndërmarrjet publike”, theksoi ministri i Financave, Bedri Hamza, duke shtuar se 
 
Është  në rrugë të mirë harmonizimi i qëndrimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtarë për pagat. Qeveria mbetet brenda vendimit të vetë për rritjen pagave. Kryeministri ka njohur kabinetin qeveritar për takimet që ai ka zhvilluar me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe është shprehur i bindur se janë në rrugë të mirë të harmonizimin e qëndrimeve për të gjitha çështjet e hapura.
 
Ministri i Financave z. Hamza ka informuar Qeverinë e Kosovës për negociatat që po zhvillohen me Bankën Botërore për një program mbështetës për Kosovën në shumën prej 50 milion eurosh, shumica prej tyre grante ndërsa pjesa tjetër kredi pa kamatë. Ministri Hamza ka shprehur bindjen se kjo marrëveshje, sapo të finalizohet në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Botërore, do të gjejë mirëkuptim dhe do të aprovohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
 
Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër vrasjen e te riut  14 vjeçar, Leutrim Musliu,  në Uglar të komunës së Gjilanit. Qeveria ka marr vendim që të ndaj 5000 euro ndihmë për mbështetjen e familjes Musliu nga Uglari i Gjilanit.

Last modified: 9 Mars, 2011

Comments are closed.

×