Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik prioritet i Qeverisë së Kosovës

12 Maj, 2016

Prishtinë, 12 maj 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Andrew Russell.

Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e UNDP-së për Kosovën.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi për mbështetjen e UNDP-së në kuadër të përmbushjes së kritereve për pranim në programin e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) si dhe në projektet tjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, e njoftoi për progresin në Kosovë, duke veçuar sukseset e arritura në proceset eurointegruese që lidhen me rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe hyrjen në fuqi të MSA-së, si dhe në fusha të tjera.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, theksoi prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të mëtejmë ekonomik dhe integrime eurointegruese.

Përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, shprehu përkrahjen e mëtejme të UNDP-së për Kosovën.

Last modified: 12 Maj, 2016

Comments are closed.

×