Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Zhvillimi ekonomik dhe integrimet evropiane prioritete të Qeverisë në vitin e ardhshëm

15 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 15 dhjetor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente në Kosovë, Maria Jose Morais Pires.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe të arriturat konkrete në fusha të ndryshme, gjatë këtij viti.

Kryeministri Isa Mustafa, tha se Qeveria e Kosovës edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojë ta ketë prioritet zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat tjera.

Duke vlerësuar përkrahjen e deritashme të Portugalisë për Kosovën, kryeministri Mustafa shprehu përkushtim për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve, sidomos në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

Ambasadorja e Portugalisë, Maria Jose Morais Pires, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke vlerësuar të arriturat në Kosovë gjatë kësaj kohe.

Ambasadorja portugeze, po ashtu, shprehu përkushtimin e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën, duke theksuar angazhimin e saj për forcimin e këtyre marrëdhënieve.

 

Last modified: 15 Dhjetor, 2015

Comments are closed.

×