Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa uroi sekretarin e ri të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

13 Tetor, 2016

Prishtinë, 13 tetor 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Duke i uruar suksese në postin e ri, kryeministrit Mustafa ka shprehur bindjen se  z.Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili ka pasur rastin të takohet me z. Guterres gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i KB-ve, Antonio Guterres, do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.

Last modified: 13 Tetor, 2016

Comments are closed.

×