Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa uroi besimtarët ortodoksë për Festën e Pashkëve

1 Maj, 2016

Prishtinë, 1 maj 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe më gjerë, me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve.
 
Duke shprehur urimet më të përzemërta, kryeministri Mustafa theksoi se kjo festë përcjellë te njerëzit e vullnetit të mirë mesazhet dhe vlerat më të larta të shpresës, sakrificës, humanizmit, mirëkuptimit e tolerances.

“Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj Pashkët, me shpresën që kjo festë e shenjtë të sjellë më shumë dashuri, harmoni dhe begati për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Isa Mustafa, duke shprehur dedikimin e Qeverisë dhe qytetarëve për kultivimin dhe forcimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë në Republikën e Kosovës.

Last modified: 1 Maj, 2016

Comments are closed.

×