Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa uroi besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

5 Qershor, 2016

Prishtinë, 5 qershor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë.
 
Të nderuar qytetarë të besimit islam,
 
Ju uroj përzemërsisht për fillimin e muajit të Ramazanit.
 
Ky muaj i madhërishëm, përçon te besimtarët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë mesazhin e solidaritetit, të devotshmërisë dhe të humanizmit, duke forcuar njëkohësisht përkushtimin për vlerat e paqes dhe të tolerancës.
 
Sivjet, muaji i Ramazanit e gjen Kosovën më të zhvilluar ekonomikisht, në stad më të avancuar në rrugën e saj të pakthyeshme integruese euroatlantike dhe më të përparuar në të gjitha aspektet tjera.
 
Ju uroj agjërim të lehtë dhe gjithë të mirat në familjet tuaja.
 
Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 5 Qershor, 2016

Comments are closed.

×