Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa uroi besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse

6 Janar, 2016

Prishtinë, 6 janar 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka uruar besimtarët ortodoksë në Republikën e Kosovës dhe Peshkopin Teodosije.
 
Kryeministri Mustafa, duke përcjell urimet më të sinqerta, thekson se kjo festë simbolizon vlerat e humanizmit, mirëkuptimit, shpresës dhe solidaritetit ndërmjet njerëzve.
 
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë iu uroj Gëzuar Krishtlindjet, me dëshirën që kjo festë të sjellë harmoni, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thekson kryeministri Mustafa.
 
Kryeministri Isa Mustafa, me këtë rast, ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që në bashkëpunim me të gjitha komunitetet fetare në Kosovë, të angazhohet për fuqizimin e mëtejshëm të vlerave tradicionale të harmonisë ndërfetare, të tolerancës dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet qytetarëve të Kosovës.

Last modified: 6 Janar, 2016

Comments are closed.

×