Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa u takua me banorët e zonave të brezit kufitar Kosovë-Mali i Zi

15 Shtator, 2016

Pejë, 15 shtator 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të konsultimeve të gjithanshme lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, ka takuar sot dhjetëra banorë që jetojnë dhe veprojnë në brezin kufitar.
 
Kryeministri Mustafa, i shoqëruar edhe nga ministri Kujtim Shala, kryetarët e Pejës e Istogut dhe deputetë të Kuvendit, kanë dëgjuar të gjitha opinionet dhe qëndrimet e banorëve të këtyre zonave, lidhur me këtë proces të rëndësishëm për vendin.
 
Kryeministri Isa Mustafa do të vazhdojë konsultimet me të gjitha subjektet e interesuara, drejtuesit e organeve shtetërore puna e të cilave lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi dhe përfaqësuesit politikë të interesuar për të kontribuuar në procesin e sqarimit të të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Last modified: 15 Shtator, 2016

Comments are closed.

×