Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa takoi Auditorin e Përgjithshëm

7 Qershor, 2016

Prishtinë, 7 qershor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Auditorin e Përgjithshëm, Besnik Osmani, me të cilin ka biseduar lidhur me progresin në reformën e menaxhimit të financave publike si dhe aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira evropiane të auditimit në sektorin publik.
 
Kryeministri Mustafa theksoi se Qeveria e Kosovës përkrah fuqishëm institucionin e Auditorit të Përgjithshëm dhe siguroi se do të respektohet plotësisht pavarësia funksionale, financiare dhe operative e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.
 
Auditori i Përgjithshëm e ka informuar kryeministrin lidhur me përgatitjet për implementimin e ligjit të ri për Auditorin e Përgjithshëm, bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare të auditimit dhe planet afatmesme për zhvillimin e sektorit të auditimit në Kosovë. Ai, poashtu, ka kërkuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e një hapësire publike ku Zyra e Auditorit të Përgjithshëm do të mund të zhvillojë aktivitetin e vet.

Last modified: 7 Qershor, 2016

Comments are closed.

×