Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Suedia partner i rëndësishëm i Kosovës

13 Janar, 2016

Prishtinë, 13 janar 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Suedisë, jo rezident në Kosovë, Mats Staffansson.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e arritur në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për këtë vit.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi se Qeveria e Kosovës do ta ketë prioritet kryesor zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat tjera në kuadër të zhvillimit të vendit.

Gjithashtu, u bisedua për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Staffansson për plotësimin e të gjitha kritereve nga Kosova.

Kryeministri Mustafa vlerësoi mbështetjen e madhe të Suedisë, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçmas në ekonomi.

Ambasadori suedez, Mats Staffansson, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e shtetit të tij për thellimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Last modified: 13 Janar, 2016

Comments are closed.

×