Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa priti zyrtarët e Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak

4 Dhjetor, 2015

Prishtinë, 4 dhjetor 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim zyrtarët e Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak (EMCU) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga udhëheqësi i Ekipit, Peter Preisinger.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa i njoftoi për progresin e gjithanshëm në Kosovë, duke përfshirë forcimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë.

Kryeministri Isa Mustafa, çmoi lartë mbështetjen e madhe të SHBA-ve për Kosovën në shumë aspekte, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-të.

“Qeveria dhe qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për ndërtimin e vlerave demokratike në përputhje me shembujt e ndjekur në SHBA. Ne jemi thellësisht falënderues dhe ndjejmë përgjegjësi për përkrahjen që SHBA-të po vazhdojnë të japin për Kosovën”, u shpreh kryeministri Mustafa.

Zyrtarët e Elementit Mbështetës Civilo Ushtarak vlerësuan progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e tyre të mëtejshme.

Gjatë takimit, u vlerësua lartë përkrahja e madhe konkrete e EMCU-së në mbështetje të rritjes së aftësive të organeve të sigurisë, përmirësimin e bashkëpunimit, në trajnime, projekte infrastrukturore dhe ndihmat në fusha të tjera.

Last modified: 4 Dhjetor, 2015

Comments are closed.

×