Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa priti raportuesin special të OKB-së për të drejtat e njeriut dhe persona të zhvendosur

14 Shtator, 2016

Prishtinë, 14 shtator 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe persona të zhvendosur, Chaloka Beyani.

Gjatë takimit, u bisedua për progresin e madh që po arrihet në Kosovë në avancimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut dhe për kthimin dhe riintegrimin e personave të zhvendosur.
 
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe për përkushtimin e Qeverisë në këto aspekte shumë të rëndësishme.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe persona të zhvendosur, Chaloka Beyani, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë në këto drejtime, duke përfshirë punën që po bëhet në krijimin e kornizës ligjore si dhe në adresimin në praktikë të këtyre çështjeve.

Last modified: 14 Shtator, 2016

Comments are closed.

×