Prishtinë, 14 shtator 2016
Kryeministri i Republikës së Kosovë, Isa Mustafa, priti në takim raportuesin special të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe persona të zhvendosur, Chaloka Beyani.
Gjatë takimit, u bisedua për progresin e madh që po arrihet në Kosovë në avancimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut dhe për kthimin dhe riintegrimin e personave të zhvendosur.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe për përkushtimin e Qeverisë në këto aspekte shumë të rëndësishme.
Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut dhe persona të zhvendosur, Chaloka Beyani, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë në këto drejtime, duke përfshirë punën që po bëhet në krijimin e kornizës ligjore si dhe në adresimin në praktikë të këtyre çështjeve.
Last modified: 14 Shtator, 2016