Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa priti në takim lamtumirës shefin e deritashëm të EULEX-it, Meucci

13 Qershor, 2016

Prishtinë, 13 qershor 2016 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gabriele Meucci.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në avancimin e proceseve, gjatë kësaj periudhe.

Shefi i deritashëm i EULEX-it, Gabriele Meucci, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar.

Last modified: 13 Qershor, 2016

Comments are closed.

×