Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa ngushëlloi Qeverinë Amerikane pas sulmeve vdekjeprurëse në Florida

12 Qershor, 2016

Prishtinë, 12 qershor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit dhe Qeverisë Amerikane, pas sulmit vdekjeprurës në Florida, ku mbetën të vdekur dhjetëra njerëz dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
 
Kryeministri Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe të Qeverisë së Kosovës pas këtyre sulmeve në SHBA.
 
“Populli i Kosovës bashkëndjenë dhembjen me familjarët e viktimave, me popullin dhe me Qeverinë Amerikane në këto momente të vështira”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.
 
Duke shprehur solidaritetin e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Mustafa thekson po ashtu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në angazhimet e përbashkëta të botës demokratike, të prira nga SHBA-të, në luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit.

Last modified: 12 Qershor, 2016

Comments are closed.

×