Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa ngushëlloi kancelaren Merkel pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit, Helmut Schmidt

10 Nëntor, 2015

Prishtinë, 10 nëntor 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i dërgoi një telegram ngushëllimi kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, pas ndarjes nga jeta të ish-kancelarit të Gjermanisë Perëndimore, Helmut Schmidt.
 
Në telegram, kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta kancelares Merkel, familjarëve dhe popullit gjerman.
 
“Kancelari Helmut Schmidt do të përkujtohet gjithmonë për kontributin e tij të shquar për popullin gjerman dhe për vizionin e tij ndikues në integrimet evropiane”, thuhet në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa.

Last modified: 10 Nëntor, 2015

Comments are closed.

×