Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa ngushëlloi Kancelaren Merkel dhe Kryeministrin Davutoglu pas sulmit terrorist në Stamboll

12 Janar, 2016

Prishtinë, 12 janar 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u ka dërguar nga një telegram ngushëllimi Kancelares Gjermane, Angela Merkel, dhe Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, duke i’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas sulmeve terroriste që ndodhën sot në Stamboll, ku mbetën të vdekur 10 njerëz, prej të cilëve tetë qytetarë gjermanë, dhe shumë të tjerë u plagosën.

Kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, ka shprehur dhimbje dhe pikëllim për këtë ngjarje të rëndë, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, autoriteteve si dhe popullit gjerman dhe atij turk.

Duke iu referuar faktit se terrorizmi tashmë është bërë kërcënim serioz për të gjithë botën demokratike, kryeministri Isa Mustafa, shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftën e përbashkët globale të botës demokratike, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kundër terrorizmit. 

Last modified: 12 Janar, 2016

Comments are closed.

×