Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa në meshën e mbajtur në nderim të Presidentit Rugova dhe Imzot Mark Sopit

12 Janar, 2016

Prishtinë, 12 janar 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në meshën e mbajtur të martën në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, në nderim të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe Imzot Mark Sopit, në 10 vjetorin e kalimit të tyre në amshim.
 
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, gjatë meshës, ka përkujtuar veprat e mëdha të dy personaliteteve të shquara të Kosovës, duke bërë thirrje që të ndiqet rruga e trasuar nga ta dhe që të realizohen amanetet e tyre.
 
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, vizitoi ekspozitën e hapur në nderim të dy korifejve të kombit. 

Last modified: 12 Janar, 2016

Comments are closed.

×