Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa kërkon përkrahjen e mëtejme të Italisë në proceset eurointegruese​

8 Prill, 2016

Prishtinë, 8 prill 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio.
 
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik e integrime evropiane.
 
Kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e Italisë, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
 
Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Italisë edhe në proceset tjera integruese evropiane, duke përfshirë liberalizimin e vizave.
 
Drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Andrea Orizio, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Italisë.
 
Gjatë takimit u bisedua edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Last modified: 8 Prill, 2016

Comments are closed.

×