Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Fuqizimi i sektorit të drejtësisë prioritet qendror i Qeverisë së Kosovës

14 Korrik, 2016

Prishtinë, 14 korrik 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot zëvendëskryeministrin e parë, Hajredin Kuçi dhe ministren e re të Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
 
Kryeministri Mustafa, i uroi suksese në detyrën e re ministres Hoxha, duke theksuar përkushtimin e plotë të Qeverisë në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të drejtësisë dhe të shtetit ligjor në përgjithësi.
 
Kryeministri Mustafa, po ashtu, vlerësoi punën dhe përkushtimin e deritashëm të zëvendëskryeministrit Kuçi, si ministër i Drejtësisë.
 
“Fuqizimi i sektorit të drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor në përgjithësi janë prioritete kryesore të punës së Qeverisë së Kosovës. Kemi arritur rezultate konkrete inkurajuese në këto drejtime kohët e fundit, por Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të afërt me institucionet e tjera kushtetuese që merren me rendin dhe ligjin, është e fokusuar që të arrihet progres edhe më i madh në këtë drejtim”, tha kryeministri Isa Mustafa.
 
Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shprehen përkushtimin e tyre maksimal për realizimin e prioriteteve të Qeverisë së Kosovës dhe rritjen e mëtejme të rezultateve në fushën e drejtësisë.

Last modified: 14 Korrik, 2016

Comments are closed.

×