Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa: Franca përkrahëse e madhe e Kosovës në proceset eurointegruese

10 Tetor, 2016

Prishtinë, 10 tetor 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Duke i uruar suksese gjatë misionit në Kosovë, kryeministri Mustafa e njoftoi ambasadorin Chabert për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, integrimet euroatlantike dhe fuqizimin e subjektivitetit shtetëror.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Francën, si një prej partnerëve shumë të rëndësishëm të Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen e madhe të saj në proceset eurointegruese.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, shprehu përkushtimin e tij për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke theksuar edhe përkrahjen e shtetit francez për Kosovën, në të gjitha fushat.

Last modified: 10 Tetor, 2016

Comments are closed.

×