Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Mustafa emëroi zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme

2 Qershor, 2016

Prishtinë, 2 qershor 2016
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pas konsultave dhe pranimit të propozimeve nga partneri i koalicionit qeveritar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka emëruar në postin e zëvendëskryeministrit të parë, Hajredin Kuçin, i cili njëherësh do të jetë ministër i Drejtësisë.
 
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, ka emëruar Enver Hoxhajn në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

Last modified: 2 Qershor, 2016

Comments are closed.

×