Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u prit në takim në Akademinë Austriake të Shkencave nga profesori Oliver Schmitt

7 Dhjetor, 2022

Vjenë, 7 dhjetor 2022

Qëndrimin në Austri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e filloi me një takim në Akademinë Austriake të Shkencave, kur u mirëprit nga Kryetari i Divizionit të Shkencave Humane dhe Sociale, Prof. Oliver Schmitt dhe dy hulumtuesit në njësinë e Studimeve Ballkanike, Dr. Joachim Marzinger dhe Dr. Robert Pichler.

Gjatë bisedës u fol për punën e Akademisë në përgjithësi dhe për njësinë e Studimeve Ballkanike në veçanti. Në kuadër të këtij takimi, kryeministri Kurti gjithashtu vizitoi departamentin e Albanologjisë ku iu prezantuan botime origjinale të rralla të periudhës së Rilindjes.

Akademia Austriake e Shkencave u themelua në vitin 1847. E përbërë nga 25 institute kërkimore në fushën e artit, shkenca humane dhe sociale dhe shkencave natyrore, ajo është institucioni austriak kryesor jouniversitar për hulumtime bazë.

Kryeministri Kurti po qëndron në Austri për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore”.

Last modified: 7 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×