Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Federatës së Industrive austriake, z. Georg Knill

23 Nëntor, 2021

Vjenë, 23 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, u takua në Vjenë, me z. Georg Knill, President i Federatës së Industrive Austriake dhe z.Michael Lowy, menaxher në këtë federatë.

Pasi e mirëpritën kryeministrin Kurti në ambientet e tyre, ata siguruan mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Duke folur për Federatën e Industrive Austriake, ata bënë të ditur se kjo federatë aktualisht ka rreth 4800 anëtarë, që përfaqësojnë një milion të punësuar, kryesisht në industri, sektorin e financave dhe sigurimeve, sektore këto që së bashku përbëjnë 30% të Bruto Produktit Vendor.

Kryeministri Kurti i njoftoi me rritjen e të hyrave tatimore me rreth 30% dhe rritjen ekonomike dyshifrore. Duke folur për lidhjen e Kosovës me mërgatën, ai i njoftoi se rreth 70% të remitencave vijnë nga vendet gjermanofolëse dhe qe keto përbejnë 20% të Bruto Produktit Vendor të Kosovës. Ai theksoi se Kosova ka potencial të madh në teknologji të informacionit, ne sektorin e bujqësisë dhe të industrisë së përpununimit të drurit.

Kryeministri veçoi mbështetjen e qeverisë për prodhuesit vendorë me subvencione të ndryshme, kredi dhe ndihmë rreth normave të interesit.

Ne dëshirojmë të ndihmojmë industritë në Kosovë dhe me qeverinë e re dhe stabile, jemi të sigurt që mund të tërheqim investime të huaja direkte, tha kryeministri. Ai theksoi se në Kosovë ka mundësi për investime të përbashkëta nga mërgata kosovare dhe investitorët austriak.

Z.Knill shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar në sektorët me interes të përbashkët dhe për të bërë sipërmarrje të përbashkëta.

 

Last modified: 23 Nëntor, 2021

Comments are closed.

×