Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt

20 Shkurt, 2022

Mynih, 20 shkurt 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh
ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi në Munich Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Kryeministri Kurti theksoi mbështetjen për unitetin e Bosnjë e Hercegovinës si element i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
Ndarja dhe copëzimi nuk duhet të fitojnë mbi unitetin, diversitetin, solidaritetin dhe demokracinë
gjithëpërfshirëse, tha kryeministri Kurti.

Gjatë këtij takimi u bisedua për domosdoshmërinë e vëmendjes së plotë të të gjithëve për Bosnjë e
Hercegovinën, dhe mbështetjes së parezervë të liderëve të Bashkimit Evropian, si edhe nevojën për rritje
të bashkëpunimit rajonal ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Last modified: 20 Shkurt, 2022

Comments are closed.

×