Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol

18 Shkurt, 2023

Mynih, 18 shkurt 2023

Takimet në Mynih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vazhdoi me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol. U bisedua për sektorin e energjisë në Kosovë dhe potencialin që vendi ynë ka në fushën e energjisë së ripërtrishme. Kryeministri Kurti theksoi planet e Qeverisë për investime në energji të ripërtrishme dhe për Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031.

Duke folur për zhvillimet në vend, Kryeministri e njoftoi z.Birol për punën e Qeverisë dhe progresin e shënuar në indikatorët ekonomik dhe demokratik, gjë që po dëshmohet nga raportet kredibile ndërkombëtare. Ai theksoi mundësitë që ofron Kosova për investitorët e huaj, si dhe për masat e ndërmarra në rritjen e efiçencës energjetike dhe ruajtjen e çmimit të përballueshëm për qytetarë.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë dhe format e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Last modified: 18 Shkurt, 2023

Comments are closed.

×