Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

8 Qershor, 2023

Prishtinë, 8 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugë përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Last modified: 9 Qershor, 2023

Comments are closed.

×