Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë

27 Maj, 2022

Prishtinë, 27 maj 2022

Së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Presidencë ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin e Posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në takim u bisedua për përpjekjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar vetting të sistemit të drejtësisë.

Liderët e institucioneve të Kosovës siguruan partnerët, që realizimi i vettingut sipas standardeve më të avancuara ndërkombëtare, do të kontribuojë në fuqizimin e profesionalizmit, paanshmërisë dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, gjë nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Last modified: 30 Maj, 2022

Comments are closed.

×