Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për Mbretëreshën Elizabeta II

14 Shtator, 2022

Prishtinë, 14 shtator 2022

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II.

Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe, ka shkruar kryeministri Kurti.

 

Last modified: 14 Shtator, 2022

Comments are closed.

×