Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti një delegacion nga Universiteti i Salentos, Itali

1 Qershor, 2023

Prishtinë, 1 qershor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpriti në zyrën e tij një delegacion profesorësh dhe studiuesish nga Universiteti i Salentos së Italisë, që po shoqëroheshin nga Profesoreshat e Universiteti të Prishtinës, “Hasan Prishtina”,  Lindita Sejdiu-Rugova dhe Majlinda Bregasi.

Bashkë me profesorin, njëherësh Drejtorin e Qendrës Universitare të Gjuhëve në Universitetin e Salentos, Thomas Christiansen, profesoreshën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në po këtë universitet, Monica Genesin, profesorin dhe Drejtorin e Degës Studimore: Gjuhë, Kulturë dhe Letërsi e Huaj, Karl Gerhard Hempel dhe Flora Koleci, pedagoge në Universitetin e Salentos, diskutuan për mundësitë e bashkëpunimin dhe planet, si dhe përpjekjet për certifikim ndërkombëtar të Gjuhës Shqipe në universitete të huaja.

Kryeministri i falënderoi për vizitën, teksa i njoftoi për qeverisjes e deritanishme, për rezultatet dhe arritjet e vendit, veçanërisht në rrafshin ekonomik, demokratik dhe të lirive civile.

Last modified: 5 Qershor, 2023

Comments are closed.

×