Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim studentët përfitues të bursave për komunitetet

25 Janar, 2023

Prishtinë, 25 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim studentët përfitues të bursave të ndara nga MAShTI dhe MAPL për komunitetet.

Studentët nga komunitetet ashkali, egjiptian dhe rom, bashkëbiseduan me Kryeministrin Kurti, në takimin e përbashkët me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kryeministri Kurti theksoi faktin se tashmë arsimi i lartë ofrohet pa pagesë për të gjithë studentët.

Në takim u potencua se Qeveria e Republikës së Kosovës po punon për krijimin e mundësive të barabarta në arsim. U tha se përmes këtyre bursave në vlerë një mijë euro për studentët nga komunitetet, synohet që ata të fokusohen në ngritjen e tyre profesionale dhe akademike, pa pasur barrën e anës financiare. U ritheksua përkushtimi, që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të mbështeten gjeneratat e reja, pa dallim.

Last modified: 25 Janar, 2023

Comments are closed.

×