Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë

9 Nëntor, 2022

Prishtinë, 9 nëntor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim pjesëtarët e komunitetit kroat në Kosovë. Së bashku me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, zëvendëskryeministren Emilija Redžepi dhe këshilltaren për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing, biseduan për nevojat e komunitetit, për promovimin e kulturës dhe përfshirjen në jetën publike në Kosovë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për Vitin për persona me aftësi të kufizuara, të shpallur nga Qeveria, si dhe punën që bën Antigona Šestan nga komuniteti kroat, nga OJQ “Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës” për personat me nevoja të veçanta.

U bisedua edhe lidhur me projektin që ka mbështetur Zyra për Çështje të Komuniteteve brenda Zyrës së Kryeministrit, punën e përbashkët me komunitetin kroat në projekte kulturore, si dhe për punësimin e këtij komuniteti. Gjithashtu, u fol edhe për fondet emergjente të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që janë ndarë për pjesëtarët e komunitetit kroat me kushte të vështira.

Last modified: 9 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×