Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Bordit Drejtues të Çalık Holding, Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Özdemir dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Dogan

2 Mars, 2023

Prishtinë, 2 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, pritën në takim Kryetarin e Bordit drejtues të Çalık Holding, Ahmet Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Nihat Özdemir, si dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Alpin Dogan me bashkëpunëtorë.

Në takim u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizneset. Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me 2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me 2021.

Z. Çalık dhe z. Özdemir theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.

Last modified: 2 Mars, 2023

Comments are closed.

×