Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari

4 Prill, 2022

Prishtinë, 4 prill 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takim u bisedua për buxhetin e shtuar për mbrojtje për vitin 2022 dhe mbështetjen që Forca e Sigurisë ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirëtrajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

Diskutuan për situatën e sigurisë në vend dhe në fqinjësi. Po ashtu, për zhvillimet në Ukrainë pas invazionit rus dhe agresionit ushtarak, nga i cili po zbulohen masakra të tmerrshme.

Kryeministri Kurti dhe gjenerallejtënant Jashari folën për planet konkrete drejt plotësimit të objektivave të përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne, që është e gatshme për mbrojtjen e vendit dhe kontributdhënëse për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e global.

Last modified: 13 Maj, 2022

Comments are closed.

×