Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë

27 Mars, 2023

 

 

 

 

Pejë, 27 mars 2023

Në përkujtim të 40-të të vrarëve nga forcat serbe në lagjen “Dardania” në Pejë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te pllaka përkujtimore për masakrën e 27 marsit 1999.

“Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë, e për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale”, tha Kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë, në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë.

Bashkë me Kryeministrin, homazhe bënë edhe Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur dhe deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe Fatmire Kollçaku.

Deklarimi i plotë i Kryeministrit:

Bashkë me kolegë nga Kuvendi i Republikës, me aktivistë të Lëvizjes sonë këtu në Pejë, bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur e duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen “Dardania”.

Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale.

Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë, në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë.

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të “Dardanisë” së Pejës dhe mbarë kombit shqiptar!

Last modified: 27 Mars, 2023

Comments are closed.

×