Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti: Nënë Tereza, nëna e gjithë botës

4 Shtator, 2022

Pejë, 4 shtator 2022

Në shënim të 6- vjetorit të shenjtërimit dhe 25- vjetorit të kalimit në amshim të Nënë Terezës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani vizituan Shtëpinë e motrave të Nënë Terezës në Pejë.

Nënë Tereza, me punën e saj të pamatshme, me sakrificën e saj të jashtëzakonshme, me dashurinë e saj të pakrahasueshme, nuk ka kërkuar as shpagim e as shpërblim. U bë nëna e gjithë botës dhe na e shtoi krenarinë neve, si popull e si komb, prej gjirit të së cilit doli ajo, tha Kryeministri Kurti.

Ai tha se sot po e përkujtojmë Nënën Terezë, jo vetëm për angazhimin sakrifikues të saj, jo vetëm për kontributin e saj human, por njëkohësisht edhe si ideal që duhet ta ndjekim secili prej nesh, kur duam t’i shërbejmë popullit edhe qytetarëve.

Kryeministri Kurti falënderoi Ipeshkvin Don Lush Gjergji dhe motrat e Nënës Terezë për pritjen.

Vizita e sotme ishte në kuadër të “Ditëve të Nënë Terezës”, që po organizohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre ditëve janë mbajtur aktivitete të shumta edukuese e kulturore, që do të përmbyllen nesër mbrëma, me koncertin e Filarmonisë së Kosovës, në Prishtinë, në katedralen që mbanë e Nënë Terezë.

Last modified: 4 Shtator, 2022

Comments are closed.

×